14 C
Tirana
Tuesday, December 1, 2020
No menu items!

Produktet “snack”, Aleksandër Petre nga FSHN: Ulin urinë momentale dhe rrisin sëmundjet

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Aleksandër Petre, pedagog në FSHN dhe ekspert për sigurinë ushqimore ka folur për ushqimet e rrezikshme për fëmijë dhe problemet që ato shkaktojnë. Petre tha se është detyrë e të rriturve ndaj fëmijëve që të japin shembullin e parë duke shpjeguar se çfarë përmbajnë këto produkte, aditivët ushqimorë etj.

“T’i ndalosh fëmijëve produktet “snack” si patetinat, çokollatat, pijet e ëmbëlsuara, biskotat, kroasantët është shumë e vështirë, ndaj duhet duhet t’i edukojmë se çfarë janë. Duhet ne të rriturit ta japim shembullin e parë duke shpjeguar se çfarë përmbajnë këto produkte, elementët si aditivët ushqimorë, millrat etj. Këto produkte përmbajnë kripën e detit, që të ketë një jetëgjatsi, ndikojnë në shije. Ka më tepër se 50 vjet se sheqeri cilësohet si vrasës i heshtur, por i kombinuar me yndyrna, si ato trans janë më të rrezikshme. Në 2005, u propozua në Suedi për heqjen e patetinave në supermarkete, por për çështje politike nuk i hoqën. Problem mbetet edhe deklarimi jo i saktë i të dhënave në etiketa. Këto produkte thjesht ulin urinë momentale dhe në këtë formë kequshqehemi. Nëse ne do ta ngrejmë zërin dhe prinderit do ndërgjegjësohen, por një mënyrë e mirë është futja e ushqimit në shkolla, të cilat ulin mundësinë e konsumit të këtyre produkteve. Kur vijnë produktet nga jashtë duhet të pajisen me certifikata dhe ISUV nuk mund të përballojë të gjitha”-tha Aleksandër Petre. Përsa i përket reklamave audiovizive, Petre tha se nuk ndalohen dot, por duhet shikuar fashat e orareve kur transmetohen dhe informacioni merret në mënyra të ndryshme, por duhet të përpunohet, ndaj është detyrë e mediave dhe instancave përkatëse.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Kalaja: Qeveria e shkëputur nga realiteti, ka banorë në çadra të infektuar me covid-19

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe...

1 vit nga tërmeti, Aulon Kalaja: Mungon drejtësia për 51 jetët e humbura, asnjë banesë e ndërtuar në Thumanë

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia e covid-19. I ftuar...

Covid-19, pedagogu Ilir Pecanikaj: Shifrat e MSH janë fiktive, qeveria mbulon humbjet e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i departamentit të Shëndetësisë në PD Ilir Pecanikaj ka folur për pandeminë e...

Papërgjegjshmëri për orët shtesë të inspektorëve të Covid-19, AKU luan “ping pong”, fajson dhe drejtoritë rajonale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit “luan ping pong” me inspektorët që janë pjesë e Task-Forces qeveritare për përballimin e situatës së Covid-19, ndërkohë që ende...

Ngjarja historike/ Për shqiptarët në ditë të vështira, filantropi Lazim Destani i dha zë Festivalit mbarëkombëtar për 80-vjetorin e Pavarësisë

Pas vitet 1990 kanë qenë mjaft të vështira për kombin shqiptar. Në njerin krah Shqipëria po dilte nga regjimi diktatorial, lufta për pushtet ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -