Menu

Prof. Josif Risto: Ushqimi është kthyer në faktor të sëmundjeve të rënda

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Josif Risto Dr. i Shkencave farmaceutike, pedagog në universitetin “Luarasi” foli për shifrat e publikuara për mbetjet ushqimore, ku rezultoi aflatoksinë në qumësht, antibiotikë në vezë dhe mjaltë, pesticide mbi normat e lejuara në fruta dhe perime etj. Profesori tha se ushqimi është i nevojshëm për mirëqënien tonë, ndërsa pas viteve 2000 është kthyer në faktor të sëmundjeve më të rënda në botë.

“Ushqimi, në radhë të parë është i nevojshëm për mirëqënien tonë, aktivitetin tonë jetësor, por ushqimi është bërë dhe shkak i sëmundjeve kryesore. Nëse mund ta ndajmë në dy etapa, viti 1990-2000 kanë qenë etapa të sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve që vijnë nga uria, kequshqyera. Pas viteve 2000, bota po përballet me shkaqe të tjera të sëmundjeve, që janë ato degjenerative, ku është vetë njeriu shkaktar i shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme të shëndetit tone, të cilat fatkeqësisht janë rritur në masë. Bota, sot po përballet me sëmundje të rënda, kardiovaskulare, tumorale që vijnë nga këto ushqime. Shifrat janë vërtet alarmante dhe kemi disa parametra që janë normat e lejueshme. Këto norma maksimale të lejueshme janë shumë të dëmshme, pasi organizmi ka mundësi akumulative të toksinave që japin këto ushqime, qoftë pesticide, empicide, antibiotikë, çfarë përdorin për bimë dhe ushqimet tona. Duke qenë në normat maksimale të lejueshme bëhen shkak për sëmundje, jo më kur janë mbi norma të tilla”-tha profesor Josif Risto.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts