Projekte

Në kuadër të realizimit të misionit të saj, Qendra ALERT zbaton projekte të ndryshme. Përgjatë vitit 2022, Qendra ALERT zbatoi projektin "Alert per EcoHealth", financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të "Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë, 2022" Në muajin shkurt të vitit 2021, Qendra ALERT nënshkroi marrvëshjen me INA (Investigative Network Albania) për projektin "Monitorimi i subvensioneve në bujqësi dhe përpjekjet për Kapitullin XII, Siguria Ushqimore". Në Mars 2021, Qendra ALERT nisi zbatimin e projektit “Nga informimi të veprimi – Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Konsumatorit”. Në këtë projekt të financuar nga Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA II, ALERT është partner i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Akademisë së Studimeve Politike (ASP). Projekti përfundon më 31 mars 2023. Në Tetor 2020, Qendra ALERT u përgjodh fituese e projektit “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”, nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Projekti 12-mujor kishte për qëllim denoncimin e rasteve abuzive me produktet ushqimore; rritjen e kapaciteteve inspektuese nga institucionet shtetërore, rritjen e komunikimit të riskut për konsumatorët nga institucionet përgjegjëse. Në nëntor të vitit 2018, Drejtori Ekzekutiv i "ALERT", si grandmarrës individ, u përzgjodh nga Leviz Albania, si fitues i projektit "Monitorimi i shërbimeve të bashkive: Tregjet e kafshëve të gjalla, si shkak për cënimin e sigurisë ushqimore".