Menu

Propozimi i mjekëve të diasporës, Elona Meta: ‘Paga për mjekët të jetë minimalisht 1500 euro’

Mjekët shqiptarë në diasporë kërkojnë një ndryshim të mënyrës së trajtimit, në përgjithësi, si dhe pagesës të mjekëve në Shqipëri, me anë të një ligji të posaçëm të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në të cilin paga të përcaktohet minamalisht 1500 euro. Mjekët shqiptarë, që aktualisht paguhen rreth 400 euro në muaj, po përjetojnë emigracionin më të madh gjatë këtyre tridhjetëviteve tranzicion.

Sipas përfaqësueses të tyre dhe një prej themeluesve të nismës që në vitin 2020,  Elona Meta,  gjatë këtyre viteve janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion, dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi, korrupsioni është rritur, ndërsa mjekët janë liruar, disa ditë apo javë më pas për mungesë provash. Kjo gjë ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet. Ata gjithnjë e më shumë po mendojnë për ta braktisur vendin, pasi oferta e Gjermanisë, dhe e shumë vendeve në Europë, është tunduese. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë një trajtim më të mirë për mjekët, shprehet ajo, dhe punonjësit shëndetësore nuk vuajnë si në Shqipëri.

Meta thekson që kjo problematikë ka filluar që të ngrihet në një shqetësim të organizuar, dhe mjekët duhet që të bëhen të gjithë bashkë për të kërkuar këtë rritje të pagës, e cila do të ndikojë jo vetëm në vetëvlerësimin e mjekut, por edhe te një trajtim më i mirë për pacientët.

Qe prej tre dekadash sistemi shëndetësor publik në Shqipëri është falas, falë kontributeve të sigurimeve shëndetësore të qytetarëve. Por, ndërkohë, gjithnjë e më shumë po zhvillohet edhe sistemi shëndetësor privat, në të cilin qytetarët paguajnë paralelisht me sistemin e kontributeve shëndetësore që i paguajnë shtetit shqiptar. Shumë shtete të Europës Lindore, të tilla si Gjeorgjia, reformën e tyre në shëndetësi e kanë nisur nga unifikimi i sigurimeve shëndetësore për institucionet shëndetësore publike dhe private.

 

Qendra Alert

alert.al

Related Posts