Menu

Pse duhet të shmangen disa aditivë ushqimorë?

Stresi, mungesa e gjumit dhe ushqimi janë faktorë kryesorë i rrezikut për rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Disa shtesave ushqimore duhet t’i shmangni në mënyrë që të parandaloni këtë problem shëndetësor.

– Si edhe shumica e produkteve ushqimore, në dukje të parë janë erëza të zakonshme, mund të përmbajnë një sasi të madhe sheqeri. Prandaj, është e rëndësishme gjithmonë ta lexoni përmbajtjen.

Nëse shihni që në produkt ka shurup, dekstrozë apo melasë, mos e blini – tha dietologia Laura Burak për revistën “Eat This, Not That”.

Pra, aditivët ushqimorë të cilët do të duhej t’i shmangni janë:

Keçapi

– Shumica e keçapëve në treg përmbajnë sheqer shtesë, zakonisht në formën e shurupit të misrit me përmbajtje të lartë fruktoze – shpjegoi Burak.

Dihet që konsumimi i shurupit të misrit çon në obezitet, rezistencë ndaj insulinës dhe në diabet.

– Pra, kujdes nga burimet e sheqerit dhe patjetër sigurohuni sa gram sheqer ka në keçap të cilin doni ta blini – ka shtuar ajo.

Mustarda

Kushtoni kujdes, sepse prodhuesit shpesh vënë sheqer në mustardë për ta përmirësuar shijen e saj. Kohëve të fundit mustarda me mjaltë po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar, mirëpo as ajo nuk është posaçërisht e shëndetshme.

Mund t’ju duket që mustarda me mjaltë është më e shëndetshme, por kjo është larg së vërtetës. Mjalti është vetëm një ‘arsyetim’ për t’i shtuar edhe më shumë sheqer produktit – tha ajo.

Salcat e sallatave

Të gjitha llojet e salcave të sallatave që mund të gjeni në supermarkete janë të pashëndetshme sepse ulin vlerën ushqyese të një vakti të shëndetshëm. Dietologia beson se opsioni më i mirë është ta bëni vetë salcën, sepse vetëm kështu do të jeni të sigurt se nuk përmban shumë sheqer.

Qendra Alert/Alert.al

 

Related Posts