14 C
Tirana
Thursday, May 6, 2021
No menu items!

Pula me salmonelë nga Polonia, susam indian me pesticide të paautorizuara, AKU nuk njofton konsumatorët edhe pse sinjalizohet nga RASFF

Mungesa e komunikimit të riskut për konsumatorët, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duket se është kthyer në një standard dhe nuk është as në planin e punës së këtij institucioni. Këtë duket se e verteton dhe njoftimi i fundit i këtij institucioni në faqet e tij zyrtare në rrjetet e tij sociale, ku reklamohet puna e përditshme. Por, mes rreshtat, duket qartë që AKU është njoftuar me anë të një ALERT-i dhe nga Sistemi i Alarmit të Shpejtë i Komisionit Evropian, RASFF, për probleme me produkte ushqimore, që detyrimisht gjenden të importuara në vendin tonë, ose të prodhuara këtu.

“U ushtrua kontroll zyrtar edhe në vijim të njoftimit nga sistemi evropian RASFF (Sistem i Informimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë)”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Por, AKU, e cila ka detyrim ligjor komunikimin e riskut, nuk ka njoftuar konsumatorët për rrezikun potencial, nëse ka pasur një produkt të shpërndarë në rrjetet e marketeve apo edhe në dyqanet më të vogla, nëse ka pasur një produkt që importuesi/distributori janë detyruar ta heqin nga tregu, apo qoftë dhe ka qenë i magazinuar te ai, nëse bëhet fjalë për një produkt me probleme, të prodhuar në Shqipëri dhe eksportuar e gjithashtu edhe në këtë rast, AKU do të njoftohej nga RASFF.

Në të gjitha rastet, konsumatori do të duhet të njoftohet për riskun që i kanoset.

Nga një verifikim i shpejtë në faqen e RASFF, aty ku publikohen ALERT-et, në muajin nëntor ka pasur dy raste, të cilat nuk paraqesin risk të vogël për popullatën dhe ku është përfshirë dhe Shqipëria si vend i rrezikuar dhe për to është njoftuar detyrimisht AKU.

Njoftimi i fundit mban datën 5 nëntor 2020, ku edhe vendi ynë është i përfshirë në listen e disa shteteve, për rrezikun e produkteve të pulës, konkretisht “cung pule”, me përmbajtje të Salmonella enterica ser. Infantis. Këto produkte kanë ardhur në vendin tonë nga Polonia, ndërkohë qe konsumatorët nuk kanë asnjë njoftim. Ndërkohë, nuk ka asnjë publikim me masat e marra, me tërheqjen nga tregu apo bllokimin e tyre në magazinë (nëse nuk janë shpërndarë), dhe apo detyrimin e kompanisë importuese t’i ktheje në vendin e origjinës ose t’i asgjësojë.

Kjo lloj salmonele shkakton probleme diarreale te njerëzit. Por ajo që është më problematikja e saj,  është rezistente kundrejt Siprofloxacines, plus dhe antibiotikëve të tjerë, gjë qe e bën edhe me problematik praninë e saj. Orgjina e kësaj salmonele është Hungaria dhe gjendet tek pulat që rriten për mish.

Njoftimi tjetër ka të bëjë me farat e susamit, të cilat përdoren masivisht edhe në Shqipëri dhe vendi ynë është në listën e vendene ku një produkt që ka rezultuar me probleme me Kroaci, gjendet dhe këtu, sipas portalit të konsumatorëve të RASFF. ALERT-i iu kërkon institucioneve të shumë vendeve që të jenë vigjilente me këtë produkt që ka për vend origjine Indinë. Shkak për këtë është bërë fakti se, në këtë produkt, autoritetet kroate kanë gjetur prani të substancave të paautorizuara, mbetje të pesticideve të Oksidit të Etilenit.

Të të dy rastet, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorin, me qëllim që ky i fundit të shmangë produktet në fjalë, nëse i gjen në markete, të njoftojë furrat e bukës që përdorin susam, apo nëse dikush i ka blerë produktet e pësipërme, të mos i konsumojë, por t’i kthejë në vendin që i ka blerë.

Qendra ALERT / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh...

Filantropi dhe kompania e tij Ecolog, kupona në ndihmë të mijëra familjeve. Lazim Destani thirrje biznesmenëve: T’u shtrijmë dorën nevojtarëve

Ecolog International, kompania e familjes së filantropit dhe biznesmenit nga Tetova, iu vjen në ndihmë familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut. Iniciativa e...

Gazetari Agim Blloshmi: Dëmet e parikuperueshme të HEC-eve në mjedis, bombardimi i Librazhdit nga këto ndërtime

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Blloshmi, gazetar në Librazhd dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Gazetarja Anila Sefa: Ndotja e plazheve është problem prej dekadash, si dështuan projektet e iniciuara

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Anila Sefa, gazetare në Lushnje dhe një ndër fitueset për gazetarinë më...

Daniela Mane: Si po shkatërrohet mjedisi dhe rëndësia e publikut në vendimmarrje

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Daniela Mane, menaxhere projektesh në INCA, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri ka...

More Articles Like This

- Advertisement -