Menu

Punonjësit sezonalë në bujqësi, publikohet linku europian ku mund të aplikoni

EURES është rrjeti europian i bashkëpunimit për shërbimet e punësimit, i cili është i dizenjuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë të punonjësve.

Së fundmi, ky institucion ka publikuar një link në të cilin mund të aplikojnë të gjithë ata që janë të interesuar që të punojnë si punëtorë sezonalë në sektorin e bujqësisë, por edhe në sektorin e ndërtimit  dhe në sektorë të tjerë të tillë si turizmi. Mund të aplikojnë si shtetasit e vendeve anëtare të BE po ashtu dhe punëtorë të tjerë ndërkombëtarë nga vende të cilat nuk janë anëtare të BE, të tilla si Shqipëria.

Vendet e punës janë të hapura si vende pranë Shqipërisë, të tilla si Greqia dhe Italia, dhe me të cilët Shqipëria ka nënshkruar tashmë marrëveshje për punonjësit sezonalë, si dhe vende më të largëta europiane, të tilla si vendet nordike.

Linku për punonjësit sezonalë është si më poshtë:

https://ec.europa.eu/eures/portal/jv-se/home?app=1.14.0-build-1&pageCode=find_a_job

EURES është e angazhuar për të siguruar që qytetarët europianë, dhe jo vetëm, të përfitojnë nga programet e saj të punësimit dhe për eleminimin e barrierave kulturore.

Qendra Alert

alert.al

Related Posts