Menu

Qendra ALERT prezanton gjetjet e problemeve të ushqimit dhe bën rekomandimet. AKU, AKVMB dhe përfaqësuesit e industrisë, të gatshëm për ndryshime cilësore

Një tryezë e rrumbullakët me prezantimin e gjetjeve të një viti dhe me praninë e aktorëve kryesor në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe garantimit të të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore, shënoi dhe përfundimin e projektit “Ushqimi, risku masiv për konsumatorët, mungesa e kontrolleve dhe e informimit nga institucionet”. Ky projekt u zbatua nga Qendra ALERT, Organizatë që ka në fokus kryesor të punës mbrojtjen e konsumatorit, si dhe u mbështet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. 

Gjetjet u prezantuan nga Drejtori Ekzekutiv i Qendrës ALERT, Granit Sokolaj, ndësa në tryezën e bisedimeve merrnin pjesë Drejtori i AKU, Z.Bledar Skënderi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve në AKU, Azbi Arapi, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve të Shqipërisë, Arben Shkodra, Drejtori i Albanian Food Industri Alban Zusi, Donjaldo Hoxha, Drejtor i “Industrisë së Përpunimit të Qumështit”. Ndërsa nga Projekti “Mbështetje për Sigurinë Ushqimore, Standardet Veterinare dhe Fitosanitare në Shqipëri”, merrnin pjesë Valbona Isaku dhe Suela Ruseti.

Gjatë prezantimit të punës së Qendrës ALERT, u publikuan problematikat e hasura gjatë analizimit të shumë produkteve ushqimore, si buka, mielli, qumështi, djathi, produktet e mishit, produkte qumështi me vaj palme, perimet, pesticidet, plehërat kimike, akulloret, djathi etj. Përveç prezantimeve të gjetjeve, Qendra ALERT bëri edhe rekomandimet e saj për Autoriteti Kombëtar të Ushqimit në veçanti, por edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në lidhje me përmirësimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit.

Rëferuar problemeve të konstatuara gjatë analizave të produkteve ushqimore, Qendra ALERT rekomandoi si domosdoshmëri për t’u ndërmarrë, këto masa apo iniciativa:

Strategji vlerësimi risku e mirëfilltë, bazuar në opinione shkencore

Rritje e numrit të inspektimeve në të gjithë zinxhirin

Rritje e cilësisë së inspektimeve

Rritje e trajnimeve të buriumeve njerëzore

Rritje e numrit të mostrave zyrtare për të gjithë produktet

Forcim i kapaciteteve laboratorike në Drejtoritë Rajonale të AKU, por edhe në Pikat e Inspektimit Kufirar

Bashkëpunim me ISUV për analizat laboratorike

Publikim i rasteve problematike pas rezultateve të analizave

Komunikim risku kombëtar dhe lokal, si një domosdoshmëri për konsumator të ndërgjegjësuar

Gjatë diskutimeve, të gjithë faktorët ishin të mendimit se në disa raste ka boshlleqe ligjore dhe që duhen plotësuar, si dhe gradualisht duhen ndërmarrë iniciativa e masa përmirësimin e situatës, në pjesë të ndryshme të zinxhirit të sigurisë ushqimore.

Ndërkaq, Qendra ALERT shprehu gatishmërinë e saj për të qenë palë me çdo institucion shtetëror, por edhe Operatorë të Biznesit Ushqimor apo shoqata që përfaqësojnë industrinë, vetëm në të mirë të mbrotjes së konsumatorit dhe nismave që i garantojnë atij siguri.

Qendra ALERT – Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed