Menu

Qirinjtë e aromatizuar lëshojnë disa kimikate, të rrezikshme për jetën

Në kohën kur dyert dhe dritaret janë të mbyllura, ndezja e një qiriu aromatik, mund të ndryshojë atmosferën në shtëpi.

Me një qiri që ka erë vanilje apo pishe, mund të bëhet një atmosferë e këndshme, që lë përshtypjen e pranverës së hershme. Por, këta qirinj nuk janë të padëmshëm.

Ekspertë nga Universiteti i Yorkut, kanë bërë hulumtime në shtëpi moderne, që janë të izoluara mirë.

Sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe ajrosjen bën që kimikatet që lëshojnë këta qirinj të jenë vdekjeprurës.

Fillimisht, janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo kimikateve organike të paqëndrueshme, që ndodhen në secilën shtëpi. Lëshimi i kimikateve që bën qiriu aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.

Në përgjithësi, rreziku i helmimit nuk është shumë i madh, nëse ajrosja bëhet në baza ditore, jo më larg se pesë ditë. Përndryshe, problemet mund të jetë fatale. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts