Menu

Donin ta martonin me dikë që nuk donte, nëna i ngre kurth vajzës 18-vjeçare. “Do bëjmë si të duash ti, hajde në shtëpi”, dyshohet se është vrarë

“Të lutem, kthehu në shtëpi, do të bëjmë si të duash ti”, me këtë mesazh e ka tërhequr drejt vdekjes të bijën Nazia Shaheen, në një ngjarje që ka tronditur prej ditësh Italinë.

“Bëhu e gjallë, ne po vdesim”, ishte një sms tjetër që nëna i dërgonte të bijës Saman me shpresën ta kthente në shtëpi. 18 vjeçarja kishte refuzuar një martese të rregulluar nga ana e familjes, ndërsa dashuronte dikë tjetër.

Vajza me origjinë pakistaneze rezulton prej një muaji e zhdukur dhe autoritetet italiane janë të bindura se ajo është viktimë e një vrasjeje për nder. E reja ishte strehuar në një qendër të specializuar, ku kishte kërkuar mbrojtje prej familjes së saj të cilën e  kishte denoncuar për faktin se donin ta martonin kundër dëshirës së saj. Pas zhdukjes së miturës, të dy prindërit u larguan drejt Pakistanit duke arritur të shmangnin përballjen me policinë italiane.

Ata janë shpallur në kërkim për vrasje të paramenduar. Mendohet se personi që kreu ekzekutimin e 18 vjeçares ishte xhaxhai i saj, Danish Hasnain, edhe ai në arrati.

I vetmi i burgosur deri tani për ngjarjen e rëndë është kushëriri i Samanit, Ikram Ijaz i cili u arrestua në Francë teksa tentonte të largohej drejt Spanjës.

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed