Menu

E rëndë/ Gjendet i vdekur zyrtari i ambasadës malazezen në rrugë

Sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak teksa po ecte rrugës në Prishtinë, ku është gjetur i shtrirë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Sipas saj, ai është dërguar në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed