Menu

Koronavirusi në Itali/ 102 viktima në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësorë në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.896 të infektuar me virusin, ndërsa nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin 102 qytetarë.

Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv: Në të gjitha spitalet e Italisë, deri më tani, janë të shtruar 688 pacientë në njësitë e kujdesit intensive.

Ka një rënie në krahasim me ditët e kaluara, megjithatë, autoritetet apelojnë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që vendi të përjetojë një sezon veror të qetë dhe me pak infektime e viktima nga virusi.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed