Menu

Një gropë e madhe që hapet në parkingun e një spitali përpin disa makina

Një gropë gjigante 91 metra e gjerë u hap krejt papritur në mes të një parkingu duke “marrë me vete” disa makina në spital izraelit. Incidenti u regjistrua jashtë Qendrës Mjekësore Shaare Zedek, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Toka u shkërmoq afër vendit ku po gërmohet një tunel i autostradës, që dukej se ishte shembur pjesërisht.

Për fat të mirë, të tre makinat që ranë në gropë ishin të parkuara dhe nuk kishin njerëz brenda. Ndërkaq, specialistët po hetojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e këtij fenomeni dhe për të zbuluar nëse shembja e tokës erdhi për shkak të punimeve në tunel.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed