Tre liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar një takim online në kudër të Minishengenit Ballkanik.
Të tre udhëheqësit, Rama, Vuçiç dhe Zaev diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në katër bazat e lirisë – lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe në rajon.
Konferenca filloi në orën 10 të mëngjesit, ndërsa është publikuar edhe fotoja nga takimi.
Kujtojme qe Kosova ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim. Kosova nuk e njeh “Shengenin Ballkanik” dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara.
Më herët, Albin Kurti ka thënë se çështja e “Minishengenit” është e paqartë për të. Ai ka shtuar ndër të tjera se kjo marrëveshje është e pa projektuar për implementim.
“Unë besoj se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian. Unë nuk besoj se ekziston ndonjë mundësi tjetër”, është shprehur Kurti.
alert.al/
LEAVE A COMMENT