Menu

Rasti shokues që tronditi shqiptarët, motra e madhe abuzon seksualisht me vëllain e vogël

Në emisionin “Ftesë në 5” ditën e sotme është diskutuar për 1 qershorin”, nëse duhet të jetë festë apo protestë. Duke qenë se kohët e fundit ka pasur shumë raste të abuzimit seksual me fëmijë po mendohet që 1 qershori të kthehet në një ditë sensibilizuese dhe për të ngritur zërin për këto raste tronditëse.

Për të diskutuar në lidhje me temën, e ftuar në studio ishte dhe gazetarja Zhalin Lektatari. Ajo tregoi se në rrjete sociale i kanë ardhur disa denoncime tronditëse në lidhje me abuzimet seksuale. Madje ajo ndau një rast me gjithë teleshikuesit, duke treguar se nuk janë vetëm vajzat të rrezikuara nga abuzimet por edhe djemtë.

Lekatari tregoi se një nga denoncimet që i kishte ardhur ishte nga një burrë i cili sot ishte baba fëmijësh, por që dikur ishte përdhunuar nga motra e tij. Ajo tha ndër të tjera se zotërisë në fjalë i kujtohen ato skena të tmerrshme dhe se e ka shumë problem sot që të jetë në mbledhjet familjare ku duhet të takohet me të gjithë pjesëtarët e familjes.

“Unë kam pasur raste të një djali, që sot është 40 vjeç, por dikur është përdhunuar nga motra… motra më e madhe, ky më i vogël. Të dy jetojnë jashtë në vende të ndryshme, por zotëria më rrëfeu se i kujtohen ato episode të tmerrshme dhe nuk mund të ketë kontakte me motrën. Tani që janë bërë me fëmijë vetë, i ka shumë problem mbledhjet familjare kur duhet të takohen të gjithë me nipërit e mbesat”, rrëfeu gazetarja Zhaklin Lekatari.

Related Posts