Menu

Reduktimi i plastikës, ndotjes dhe kursimi i ushqimit

Sfida për parandalimin e mbetjeve, riciklimi dhe përmirësimi i produkteve ende të ngrënshme, por edhe reduktimi i paketimit plastik dhe emetimeve ndotëse nga dyqanet e supermarketeve dhe mbi të gjitha veprimet konkrete për t’u garantuar të gjithëve mundësinë e përdorimit të ushqimit të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe cilësor. Këto janë shtyllat e strategjisë së zbatuar nga kompani të ndryshme që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë në shkallë të gjerë, në Itali dhe jashtë dhe që gjithnjë e më shumë mbështeten në aplikacione, shoqata apo struktura të tjera ekzistuese për të luajtur rolin e tyre në angazhimin global për mbrojtjen e biodiversitetit, luftën kundër ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe krijimin e sistemeve prodhuese gjithpërfshirëse nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.

Grupi “Carrefour” është i angazhuar në këtë drejtim, falë Strategjisë së Aktit për Ushqimin dhe miratimit në vitin 2020 të një Indeksi të Përgjegjësisë Sociale të Koorporatave, të quajtur CSR & Indeksi i Tranzicionit ushqimor, me të cilin të vlerësojë përparimin e bërë nga viti në vit, në të gjitha vendet në të cilat operon, në lidhje me katër fusha të veçanta (produktet, dyqanet, konsumatorët dhe punonjësit). Përveç kësaj nga viti 2022, ajo ka vendosur të bashkëpunojë me kompaninë zeroCO2 për të kontribuar në mbjelljen e pemëve në Itali. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts