Menu

Regjistrohet vdekja e parë në botë nga virusi i minjve

Britania regjistroi vdekjen e parë nga ethet Lassa e virusit të rrallë të miut, ndëra dy raste të tjera janë duke u hetuar.

Në një deklaratë, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani tha se rasti i konfirmuar me ethet Lassa e çoi numrin total të rasteve të virusit në tre, raporton LadBible.

Në deklaratë thuhet: “Po kontaktojmë me individët që kanë pasur kontakt të ngushtë me rastet para konfirmimit të infektimit të tyre, për të ofruar vlerësimin, mbështetjen dhe këshillat e duhura. Rreziku për publikun e gjerë mbetet shumë i ulët.”

Infektimi nga virusi mund të ndodhë nëpërmjet ushqimit ose sendeve shtëpiake që janë kontaminuar me urinë ose feçe të minjve të infektuar.

Simptomat mund të jenë dhimbje koke deri te dhimbjet e fytit ose të vjellat. Megjithatë, mund të ketë edhe gjakderdhje nga goja, hunda ose organet gjenitale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se njerëzit zakonisht infektohen me virusin Lassa përmes ekspozimit ndaj ushqimeve ose sendeve shtëpiake të kontaminuara me urinë ose feçe të minjve të infektuar Mastomys.

Qendra Alert/Alert.al

 

Related Posts