Menu

Rishikimi i rregullave të BE-së për materialet në kontakt me ushqimin

Kanaçe prej kallaji që përmbajnë Bisphenol A, lodra me ftalate, bojëra flokësh me resorcinol në jetën e tyre të përditshme, pra konsumatori është i ekspozuar nga një sërë kimikatesh.

Legjislacioni REACH i BE-së po merret me regjistrimin, vlerësimin dhe kufizimin e kimikateve. Megjithatë, ky ligj dhe rregulla të tjera përmbajnë të meta të cilat rezultojnë në ekspozimin e konsumatorëve ndaj substancave të rrezikshme.

Nevojiten urgjentisht masa më të rrepta për të kufizuar ekspozimin dhe për të trajtuar rreziqet e paraqitura nga “Substancat me shqetësim shumë të lartë”, duke përfshirë ndërprerësit endokrinë.

Legjislacioni i BE-së për materialet në kontakt me ushqimin dështon që të mbrojë në mënyrë adekuate shëndetin dhe interesat e konsumatorëve, siç dokumentohet p.sh. në vlerësimin e Komisionit REFIT.1 Kështu, BEUC mirëpret synimin e Komisionit Evropian për të rishikuar më mirë kuadrin e FCM të BE-së për mbrojtjen e konsumatorit.

Një kornizë e rishikuar e FCM duhet të vendosë rregulla gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuara për të gjitha materialet dhe produktet në kontakt me ushqimin, bazuar në parimet e kujdesit dhe të dhënave në treg, kombinuar me zbatim efektiv dhe informacion të përmirësuar për konsumatorët. (BEUC)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts