Qendra ALERT

Alert.al është webfaqja zyrtare e Qendrës ALERT, e cila shërben edhe si dritare informimi e ndërgjegjësimi për konsumatorët, si dhe të gjitha aktiviteteve të organizatës. Qëllimi i saj është mbrojtja e konsumatorit, informimi për rreziqet që i kanosen, dhënja e informacioneve për produktet ushqimore, joushqimore, shëndetin publik, për ndryshime ligjore që lidhen me konsumatorin, si dhe për çështje e tema që direkt apo indirekt ndikojnë në cilësinë e jetës.

Gjithashtu, Alert.al është edhe vendi i duhur ku konsumatorët mund të denoncojnë dhe ankohen pa asnjë censurë problematikat e tyre për gjithçka që qëndron dhe cënon të drejtat e tyre.

Alert.al nuk është një media online e zakonshme, por e profilizuar dhe specializuar për mbrojtjen e konsumatorit, pa ndikime politike, biznesi dhe është totalisht e pavarur. Ne nuk bëjmë kompromise me të drejtat e konsumatorëve.