Menu

Rrezikojnë Spanja, Portugalia dhe Kroacia, në 1/16 përplasje mes pretendentëve

Janë kristalizuar përballjet që do të luhen në fazën tjetër të Euro 2020. Në grupin Grupi A, një pikë i mjafton Italisë për ta mbyllur e para, që do të gjente një mes Ukrainës ose Austrisë dhe në çerekfinale, Belgjikën, nëse këta të fundit kalojnë 1/8.

Në Grupin B, Belgjika tashmë e ka siguruar vendin e parë. Mund ta humbasë vetëm në rast se Finlanda bën ndonjë mrekulli dhe t’i mposhtë në ndeshjen direkte. Por më tej është e vështirë të përcaktosh rivalin e Djajve të kuq.

Në Grupin C, Holanda tashmë është kualifikuar si e para, por në fazën tjetër do ta kishte të vështirë, pasi mund të përballet me Kroacinë, Portugalinë ose Spanjën. Grupi D, Çekisë dhe Anglisë do i mjaftonte një barazim për të kaluar të dyja më tej. Dhe kjo mund të ishte në interes të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, pasi në fazën tjetër do të gjenin Sllovakinë. Të paktën në letër është një rival i kalueshëm.

alert.al/

Related Posts