Menu

Këshillat e nutricionistes: Ushqimet që duhet të konsumojmë natën e ndërrimit të viteve

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricioniste Hyrida Basha ka folur për ushqimet që duhet të konsumojmë natën e ndërrimit të viteve dhe se sa do ndikojnë ushqimet me kalori të lartë në organizmin tonë.

“Festa e fundvitit na tundon me ushqime, por duhet të tregojmë kujdes dhe është mirë të kufizojmë pak sasinë e ushqimeve, duke marrë parasysh që kanë 4-6 mijë kalori në ditë. Nëse nuk kemi kujdesm konsumojmë pa orar dhe hamë çfarë shohim në tavolinë, mund të shtojmë 4-5 kg në pak ditë. Ky është një demtim i organizmit duke marrë gjithë këtë peshë në pak kohë. Gjatë kësaj kohe jam kundër përdorimit të antipastave, pasi janë pikante, kanë konservantë dhe është produkt i shtuar proteinik. Ndërkohë kemi gjelin e detit dhe e këshilloj që ky produkt të përdoret tek fëmijët. Jam kundër përdorimit të pijeve të gazuara, përmban 2 mijë lugë sheqer, kundër pijeve alkoolike me ngjyrë, pasi kanë aditivë të shtuar dhe përveç se shtojmë peshë, ndikojnë në uljen e metabolizmit. Sallata ruse është produkt që mund të kthehet në toksike, që nëse i ndryshojmë temperaturën duhet ta përdorim me sasi të duhur dhe të freskët. Ndërsa për ëmbëlsirën, maksimumi dy copa në ditë. Përsa i përket verës, mund të jetë e shëndetshme nëse konsumojmë 1-2 gota. Pijet freskuese mund ti bëjmë shumë mirë me ujë, duke fituar dhe vitaminën c dhe antioksidantët e rëndësishëm, sidomos në festa ku abuzojmë me ushqimin”-deklaroi Hyrida Basha.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed