Organizata Botërore e Shëndetit ka vendosur që maska të mbahen në vende publike dhe jo më vetëm nga punonjësit e shëndetit, pacientët Covid-19 dhe ata që i ndihmojnë. Organizata Botërore e Shëndetit ka lëshuar udhëzime të reja për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse që kanë qenë në përdorim prej muajsh për emergjencën e koronavirusit, edhe pse ato nuk janë të mjaftueshme, siç konfirmohet nga Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, por ndihmojnë për tu “mbrojtur kundër Covid-19”.
Pothuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Itali mbi të gjitha, përdorimi i maskës ka qenë i detyrueshëm për javë me radhë në të gjitha mjediset e mbyllura, supermarkete, dyqane, zyra. “Në dritën e situatës aktuale, OBSH rekomandon qeveritë të inkurajojnë përdorimin e maskave, ku ekziston mundësia e një përhapje te gjerë te virusit dhe distanca fizike është e vështirë për tu mbajtur, siç është transporti publik, dyqanet ose mjediset e tjera të mbushura me njerëz ”, tha drejtori i Organizatës.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT