Menu

Qumësht apo lëng portokalli në mëngjes, cila është më e shëndetshme

Qumështi dhe lëngu i portokallit janë të shëndetshme për trupin tonë, por në mëngjes shpeshherë nuk dimë kë të zgjedhim.

Lëngu i portokallit

Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori dhe plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C.

Kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga dielli dhe ndotja mjedisore.

Por nëse e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni enamelin e dhëmbëve.

Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që pijnë lëng portokalli çdo ditë për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84%.

Ndikim më të keq kanë pijet energjike dhe ato të gazuara, që kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.

Qumështi

Një gotë me qumësht plotëson 20% të nevojave ditore për proteinë dhe gjysmën e nevojës ditore për kalcium.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës.

Kjo vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit se kalçiumi rregullon hormonet që kontrollojnë peshën trupore.

Por yndyra tek qumështi i plotë është e ngopur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës.

Në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë dhe hormone.

Cila alternative është më e mirë

Zgjidhni qumështin. Ai është shumë miqësor me dhëmbët sepse përmban kalcium.

Megjithatë, sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë dhe hormone.

Një qumësht i tillë u pajis me të njëjtët antioksidantë si lëngu i portokallit.

Qumështi organik përmban 75% më shumë beta karoten dhe 50% më shumë vitamin E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi përmban 70% më shumë acide yndyrore omega-3.

Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit, por mbase jo në mëngjes.

Megjithatë, përpiquni ta hani portokallin si frut, në mënyrë që të merrni vlerat më të mira.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed