Menu

Për’puthen si Kafazi i artë “tërbon” adoleshentët. Në Elbasan Olsa Muhameti dhe Mevlani priten si Silvana dhe Alban Rexha

Kafazi i Artë ka qenë reality show i parë në Shqipëri që tregoi para kamerave jetën e njerëzve të panjohur. Përzjerje gjeografike, moshe dhe arsimimi, Kafazi i arte kujtohet për bisedat pa nivel , bullizimit dhe fjalëve të pista orar pa orar.

Megjithatë Kafazi i artë u shëndërrua në programin ku njerëzit pa arsim dhe kulturë shikonin në rastin më të madh të ngjashmit e tyre. Suksesi dhe jehona ne publik njësoj si Për’puthen në sezonin e dytë, ku gjithçka degjeneroi nga një emision dashurie në sherr, përplasje, sharje dhe mungesë totale etike. Ashtu si personazhi Alban Rexha në Kafazin e artë edhe tek Për’puthen konkurentët kaluan tek muzika duke u shëndërruar në pseudo këngëtarë qesharake ku me shumë se këngë paraqesin parodi.
Dikur nga Kafazi i artë Alban Rexha dhe Silvana Bushati pas daljes nga shtëpia priteshin me brohorima dhe duartrokitje kudo që shkonin. Njerëzit mbushnin sheshet dhe shpërthenin në foto e autografe.
Kjo histori është përseritur këto ditë me personazhet e Për’puthen sërish. Ashtu si për Alban Rexhën dhe Silvanën adoleshentët janë “çmendur” nga Olsa Muhameti, Mevlani dhe të tjerë nga ky emision që ka filluar të bejë një tur nëpër Shqipëri.
Përputhen ndalon nëpër qytete ku takohen me të rinjtë dhe bëjnë audicione. Se fundmi autorja Olsa Muhameti, moderatorja Bora Zemani, opinionisti Arjan Konomi dhe ish konkurrenti Mevlan Shaba kanë qenë në Elbasan. Ata janë pritur nga një turme e madhe të cilët i kane bllokuar mes brohorimave dhe duartrokitjeve.
Pra Përputhen na ka rikthyer sërish vite para në kohë.
Të rinjtë ndjekin shembuj që i kanë afër vetes dhe teksa sheh këtë pamje kupton se të njëjtën situatë e kemi parë në Kohën e Kafazit të Artë./Kryefjala.com

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed