Menu

Takimi në Për’puthen/ Çimi del me Lindën, por insisiton të bëj për vete Stelën…

Në puntatën e fundit të “Përputhen+40” u diskutua takimi i Ndriçimit me Lindën. Takimi ishte romantik, në një ambient rural dhe Linda nuk i kurseu provokimet me përkëdhelje dhe përqafime ndaj Çimit.

Por gjatë programit u vu re së Çimi ka një tërheqje me ndaj Stelës, të cilën nuk e fshehu tek sa fliste për takimin me Lindën.

“Stela është më ndryshe, më komode në takim , kurse Linda është ndikuar nga kamerat”, tha Çimi. Ndërsa Stela ishte bërë disi xheloze për takimin e Çimit me Lindën. Çimi i tha asaj se donte të afrohej, por kjo e mbante larg. Gjithsesi, Stela ia ktheu se nuk i kishte thënë largohu, por thjesht të ecin përpara, të njihen me hapa të matur. Çimi, gjatë një emisioni të kaluar tentuar ta puthë Stelën në buzë, por kjo e fundit është mënjanuar. Kjo mbase i ka mbetur fiksim Çimit.

Kujtojmë se një debat i ashpër që lindi disa ditë më parë mes Armandos dhe Stelës, bëri që kjo e fundit të largohej nga studio. Stela tregoi se Armando e ka kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme.

Pas kësaj, Armando tregoi se Stela i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, gjë që e revoltoi shumë Stelën dhe doli nga studio tepër e prekur.

Gjithsesi ajo vendosi të rikthehej në studio dhe tregon si e kanë pritur këtë debat familja e saj dhe me tepër vajza.

Por ditën e largimit Stela kishte dhe takimin me Çimin, dhe për shkak të largimit të saj nuk mundën ta komentonin të gjithë pjesët e tij. Çimi kishte zgjedhur një ambient tepër të veçantë në një xhakuzi ku të dy shfaqen ndryshe dhe disi e qetësoi situatën pas asaj që kishte ndodhur. Por në emisionin e fundit, Stela u duk disi më e ftohtë ndaj Çimit.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed