Menu

Si ndikon trafiku në shëndetin tuaj

Një studim nga një grup ekspertësh ka dalë në konluzion se në momentin që prisni në makinë në trafik jeni totalisht të ekspozuar ndaj shkarkimeve të naftës, gjë që dobëson të menduarit dhe memorien tuaj.

Tymi i motorëve ka sasi të larta të grimcave të blozës dhe përzierja përmban disa elementë kancerogjenë. Megjithëse efekti negativ konsiderohet afatshkurtër nuk dihet ende nëse ekspozimi afatgjatë ndaj shkarkimit të naftës mund të çojë në dëme të përhershme në tru, siç është sëmundja e Alzheimerit.

Dr.Jodie Gawryluk, profesoreshë e asociuar e psikologjisë në Universitetin e Victoria në British Columbia të Kanadasë thotë se pas të dhënave që janë marrë rezulton se qëndrimi gjatë në makinë në trafik sjell efekte shumë negative në tru.

Ata zbuluan se shkarkimi i naftës redukton aftësinë njohëse, vendimmarrjen dhe shkakton depresion. Të njëjtin efekt dyshohet të ketë dhe ekspozimi ndaj emetimeve të gazit të benzinës apo tymi zjarreve. Rreziku mendohet të jetë më i madh për njerëzit që jetojnë pranë autostradave dhe rrugëve të ngarkuara.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts