Menu

Si ta dallojmë nëse vezët janë të freskëta

Vezët janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe gjejnë përdorim të gjerë në kuzhinë. Shpesh na mundon pyetja nëse janë të freskëta apo jo. Megjithatë, për të dalluar këtë gjë ka disa mënyra të thjeshta. Një ndër truket më të besueshme është ta fusni vezën në një gotë me ujë.

Nëse fundoset, do të thotë se është e freskët. Megjithatë, nëse veza del në sipërfaqe duhet të dyshoni. Kjo për shkak se një vezë e tillë është e mbushur me sulfur hidrogjeni. Kjo bën që ajo të “notojë” në ujë. Mos i vendosni kurrë vezët tek dera e frigoriferit sepse aty ndodh edhe ndryshimi më i madh i temperaturës. Vezët mund t’i përdorni brenda 30 ditëve por gjithmonë nëse janë ruajtur në këto kushte.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed