Reforma e inspektorateve të sigurisë ushqimore, veterinarisë, mbrojtes së bimëve dhe peshkimit në një të vetëm, megjithëse duhet të kishte ndodhur deri ne fund të 2025, pritet në ndodhë shumë shpejt duke u bashkuar në një institucion të vetën dhe nxjerr në pah mungesën e qartë të vullnetit dhe dëshirës për të ndërtuar një institucion serioz e të denjë për një vend që pretendon të bëhet shumë shpejt anëtar i Bashkimit Evropian.
Qendra Alert ka siguruar organogramën (skemën organizative) të punuar nga „ekspertët“ e AKU dhe që është dërguar në MBZHR apo dhe në Inspektoratin e Përgjithshëm. Struktura nuk përputhet me strukturën e “Autoritetit Kompetent“ të legjislacionit të BE-së.
Një tjetër problem më i madh dhe më serioz shfaqet teksa sheh organigramën, ka një hendek të madh mes kontrolleve zyrtare dhe shërbimeve, se e kujt do të jetë përgjegjësia dhe cila drejtori do bëjë çfare. Sektorët teknikë sipas fushave janë shpërndarë në Drejtorinë e Kontrollit dhe drejtoritë e tjera, pa i dhënë formën dhe mbulimin e plotë drejtorive sipas funksioneve dhe fushave, duke vështirësuar zbatimin efektiv të gjurmueshmërisë, si një nga elemetët kyç të proceseve të punës dhe funksionimit të një inspektorati kaq të madh, për të respektuar parimin e kontrollit nga “nga ferma në tavolinë“.
Pa diskutuar fare për „ekspertët kombëtar“ që kanë punuar mbi të, duket qartë se vetë këta persona nuk dinë ende të ndajnë termat siguri ushqimore me sigurim i ushqimit. Ky e fundit ka të bëjë me sigurimin e ushqimit, pra që njerëzit të kenë qasje në ushqim dhe nuk ka të bëjë me ushqim të sigurt. (Food safety / food security). Sipas organogramës dhe emërtimit të gjetur, e kanë quajtur Autoriteti i Sigurisë së Ushqimit.
E dyta, organograma duket qartë që në strukturën e hierarkisë, ka për qëllim të konkurojë ministrinë. Sipas saj, kryeinspektori i këtij institucioni që gabimisht e kanë quajtur Drejtor të Përgjithshëm, parashikohet të ketë dhe kabinet, drejtor kabineri, këshilltar dhe specialistë, 6 persona në total. Një kabinet që emëron e shkarkon njerëz, nga 6 njëherësh, me emërimin e çdo kryeinspektori të ri. Njëherësh, “për t’u gjetur Kola në punë” dhe për të krijuar mundësinë e emërimeve e qokave politike, organogramës i është shtuar dhe një Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm. AKU, AVKMB dhe Peshkimi nuk kanë pasur kurrë një zëvendësdrejtor të përgjithshëm. Dhe, kurrë nuk është dashur, sepse ka pasur drejtor menaxhimi, i plotfuqishëm për menaxhim në rutinën e përditshme apo raste krizash ushqimore, me strukturat në varësi, të drejtorisë së përgjithshme apo ato rajonale.
Një tjetër sektor i vendosur në krye të hierarkisë së autoritetit që do garantojë zinxhirin e sigurisë ushqimore, është ai i Menaxhimit të Krizave, me 3 persona të parashikuar. Nëse për 1, 2 apo 5 vjet nuk ka asnjë krizë në sigurinë ushqimore, shëndet kafshës, bimësh apo peshkim, këta 3 persona çfarë do bëjnë?! Çfarë funksionesh do të kryejnë?! Menaxhimi i krizave bëhet nga i gjithë institucioni, drejtoritë dhe sektorët respektiv sipas natyrës së krizës, që nga vlerësimi, menaxhimi dhe komunikimi, në bashkërendim të ngushtë dhe me ministrinë e linjës. E mbi të gjitha, teorikisht dhe praktikisht, si mund të raportojnë apo të jenë drejtoritë e ndryshme nën “hyqmin” e një sektori?! Pra, një sektor i tillë urdhëron, i dikton punën ose menaxhon atë që duhet të bëjë dhe bën Drejtoria e Kontrollit Zyrtar, Drejtoria e Vlerësimit të Riskut, apo të tjerat, sipas organogramës, bashkë me specialistët që kanë në brendinë e tyre!!!

Acquis i BE (Ligji i Ushqimit etj.) parashikon “Risk management”, “Risk Assessment” dhe “Risk Communication”, për të cilat “ekspertët kombëtar” të AKU i kanë vendosur në shënjestërtë operacionin “fshesa”.
Nëse shohim përbërjen e Drejtorisë së Vlerësimit të Riskut, një nga më të rëndësishmet në sigurinë ushqimore, Sektori i Vlerësimit të Riskut është menduar me 1 përgjegjës dhe 3 specialistë. Sigurisht shumë pak, kur mendojmë sigurinë ushqimore në të gjithë zinxhirin, shëndetin e kafshëve, shëndetin apo/dhe mbrojtjen e bimëve, peshkimin, importin, prodhimin etj, etj. Me antarësimin në BE, Shqiperia nuk ka vetëm plane kombëtare vjetore kontrolli apo vrojtimi me bazë risku, por do të ketë edhe plane shumëvjeçare me bazë risku në të gjitha fushat që bashkon ri-strukturimi, minimalisht do të duhen 8 punonjës të profileve agronom, veteriner, kimistë, biolog, teknolog ushqimor, akuakulturë etj.
Njoftimet nga apo për sistemin RASFF, cili sektor do t’i ndjekë?
Një tjetër fryrje aspak e nevojshme e strukturës është dhe Drejtoria e Kontrolleve Zyrtare me 12 Sektorë PIK (PKK në të ardhmen) në 12 drejtoritë rajonale. Pikat e Inspektimit Kufitare (Pikat e Kontrollit Kufitar do të quhen më vonë) mbetën pik-ë në zemër për gjithë “ekspertët kombëtar” brenda AKU që ikin dhe vijnë! Jo më kot…!!!

Ushqimi për kafshë dhe Produktet Plehëruese janë perjashtuar?! Shërbimet veterinare dhe fitosanitare janë të shpërndara nga kjo drejtori në drejtoritë e tjera!
Në këto kushte, a ka një relacion shpjegues dhe shoqërues që mbështet këtë organogramë?! A eshte konsultuar kjo organograëm me ekspertët e MBZHR apo dhe të tjerë që mbështesin MBZHR, ose dhe me Inspektoratin e Përgjithshëm, AKVMB dhe strukturat e Peshkimit në ministri?! Ose, pse jo dhe me Universitetin Bujqësor…
Shërbimi i Mbrojtjes së Mimëve që mbulohet sot nga AKVMB, në organogramen e re nuk konsiderohet i integruar në nivel drejtorie qëndrore dhe as ne nivel rajonal?! Kaq i parëndësishëm është???!!! Sa shumë e shumë të tjera…
Komunikimi i riskut, në një megainspektorat, me një peshë dhe rëndësi të veçantë në shëndetin publik dhe informimin e ndërgjegjësimin e konsumatorit, fermerit, operatorit të biznesit është katandisur në një sektor me staf prej 3 punonjësish. Ky numër është ekzistues qëkur është krijuar AKU, por sigurisht me bashkimin e 3 inspektorateve, me të tjera “rregulla loje”, me risqe që shtohen çdo ditë për dhjetra arsye, është krejt i papërfillshëm.
Puna per ristrukturimin ka filluar nga fundi viti 2024, vijoi në vitin 2025 dhe më vazhdon 2026. Dhe, ende nuk ka marrë një formë të konsoliduar organograma dhe institucionet zbatuese që me rezultatet e tyre pritet të integrojnë Shqipërinë në Union, në përputhje me zbatueshmërinë e kërkesave të aquis se BE.
Vijon…
© Qendra ALERT


