14 C
Tirana
Friday, October 23, 2020
No menu items!

Siguria e testeve, eksperti Gjergji Koja: Kitet në ISHP janë kontrolluar dhe certifikuar

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja ka folur për cilësinë e tamponeve dhe veçanërisht të kiteve dhe reagentëve laboratorik. Koja deklaroi se ndryshe nga alarmi që është ngritur në Suedi për rezultate të gabuara të testimit, ku 3700 njerëzve iu tha gabimisht se ishin të infektuar me covid-19, në vendin tonë nuk ekziston një gjë e tillë. Sipas ekspertit, kitet dhe reagentët për testin e PCR nuk vijnë tek ne nga Kina dhe janë të regjistruara në listën e OBSH dhe të certifikuara më pas nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore.

“Nuk e di si ka vepruar Suedia në një rast të tillë, por në dijeninë time në Shqipëri është një alarm i kotë. Kitet dhe reagentët për testin e PCR nuk vijnë tek ne nga Kina, janë të standardeve ndërkombëtare, nga kompanitë më të fushqishme në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe dhe nuk mund të vëmë në dyshim cilësinë e tyre. Ka disa rregulla në Shqipëri që disiplinojnë regjistrimin e kiteve e reagentëve, nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore, përkatësisht në ligjin 89 të vitit 2014, për pajisjen në mjekësinë ligjore. Ky ligj funksionon edhe në këto kushte covid-19, pasi ligji është i njëjtë për të gjitha situatat. Kitet para se të vijnë në Shqipëri, së pari regjistrohen në listën e OBSH, pastaj certifikohen nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore, pra kalon në një sistem filtrimi për të cilët personat e caktuar mbajnë përgjegjësi. Janë hallka ligjore që kontrollojnë, monitorojnë dhe certifikojnë dhe kitet që vijnë në ISHP i kanë kaluar të gjitha barrierat që nisin nga OBSH. Historia ka treguar që në vendin tonë s’kemi patur incidente të tilla si Suedia”-tha Koja.

Qendra Alert/Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

“Asnjë inspektor te dera”/ Marketet shesin biskota për fëmijë jashtë skadence

"Asnjë inspektor te dera për biznesin", ishte kjo fjala e kryeministrit Edi Rama pak javë më parë nga Vlora....

Denoncim / Mashtrimet i konsumatorëve me reklamat nga Vodafone dhe panorama e zymtë e shërbimit për klientët

Kompania Celulare "Vodafone" njihet si një ndër kompanitë që ka prodhuar spotet më të bukura televizive, apo që ka bërë marketingun më të "egër"...

Prof. Dr. Kumbe: Duhet ndërgjegjësim për sëmundjen e Etheve Afrikane të Derrave dhe mbështetje nga qeveria

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori i Sëmundjeve të Derrave në UBT Ilirian Kumbe deklaron se të prekur nga...

Ethet Afrikane të Derrave, Mersini: Po çalojnë shtete të fuqishme, sa i përgatitur është vendi ynë?

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Epidemiologu Veterinar Kujtim Mersini tregon strategjinë që përdorin vendet për minimizimin e...

Ethet Afrikane të Derrave, prof. Ilirian Kumbe: Shpërthimi i lartë shkatërron tufat dhe sjell dëme ekonomike

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori i Sëmundjeve të Derrave në UBT Ilirian Kumbe ka folur për sëmundjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -