Menu

Siguria mbi analizat qё kryehn nga ISUV: Jonida Boci: Testet qё ne pёrdorim janё tё akredituar dhe pavarёsisht çdo problemi nga buxheti i shtetit, ne kemi bёrё maksimumin

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e ISUV, Jonida Boci ёshtё  pyetur se sa tё sigurt janё konsumatorёt nё lidhje me produktet qё konsumojnё, nё raport me analizat qё kryhen. Nga ku ajo ёshtё shprehur se, analizat e kryera nga ISUV janё tё sigurta dhe tё akredituara. Por dhe konsumatorёt duhet tё treojnё pёrgjegjshmёrinё e tyre personale.

“Nё raport me analizat qё kryejmё ne, sidomos pёr produktet ujore dhe produktet me origjinё bimore dhe shtatёzore, tё gjitha testet, saktёsisht 98% janё tё akredituar.  Ne kemi akredituar 53 metoda tё reja, ku pёr ISUV ёshtё njё sfidё, sepse nga viti nё vit rriten kёrkesat e akreditimeve pёr treguesit dhe pvarёsisht problemeve tё buxhetit nga shteti, ne mundohemi tё bёjmё maksimumin pёr t’iu pёrgjigjur tregut tё brendshёm dhe atij tё jashtёm. E sidomos tregu i brendshёm sepse jemi edhe vetё konsumatorё tё kёtyre produkteve. Por mendoj qё dhe vetё konsumatori duhet tё rrisё ndёrgjegjёsimin e tij pёr produktet qё blen. Pra mos ti blejnё ato produktё nё rrugё, por nё markete tё certifikuara.”- u shpreh Jonida Boci.

 

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed