Vjeshta ka ardhur dhe ditët po bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë gjatë ditës. Edhe këtë vit akrepat do të kthehen pas me 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë në datën 30 tetor. Çdo vit, akrepat kthehen një orë prapa në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të tetorit.
Pse kthehet ora pas? Pas solsticit veror, i cili këtë vit ndodhi të martën më 21 qershor, ditët gradualisht bëhen më të shkurtra. Prandaj, duke kthyer orën një orë mbrapa gjatë vjeshtës, kjo u siguron njerëzve më shumë dritë dielli në mëngjes. Kthimi i orës përpara në pranverë sjell mbrëmje më të lehta. Fatmirësisht, pajisjet elektronike si smartfonët, e përditësojnë orën e re në mënyrë automatike.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT