Menu

Aksidentet rrugore, INSTAT: U ulën me 15.3% gjatë 2022

Aksidentet gjatë vitit 2022 patën një tendencë rënëse muaj pas muaji duke bërë që në finale numri i tyre të jetë 15.3% më i ulët sesa viti paraardhës.

Për gjithë vitin 2022, numërohen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021.

Shifrat zyrtare të aksidenteve rrugore të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e fundit të vitit dhjetor 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 119 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,8%.

“Numri i të aksidentuarve është 1.599 persona nga 1.860 persona të aksidentuar në vitin 2021. thuhet në publikimin e INSTAT.

Duke u ndalur në analizimin e shifrave të dhjetorit INSTAT vlerëson se numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 120 persona nga 134 në muajin Dhjetor 2021 dhe në shumicën e rasteve shkak i këtyre aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve. Sipas statistikave në 79,0% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Dhjetor 2021”, vlerëson INSTAT.

Më të ndërgjegjësuar duket se kanë qenë këmbësorët në anën tjetër duke ulur numrin e rasteve kur shkak për aksidente janë bërë këta të fundit.

“Aksidentet rrugore, në 14,3% të rasteve, në vitin 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 20,5%” nënvizon INSTAT. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed