Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Alban Dukaj përgjegjës për siguri të informacionit, One For ka folur për mënyrat se si të mbrohemi ndaj sulmeve kibernetike dhe filtrin që duhet të kalojë stafi që merret me të dhënat personale të qytetarëve.
“Të gjitha pajisjet tona po hyjnë në internet. Shumë prej tyre prodhohen nga prodhues jo të certifikuar dhe po dalin të pasigurta, pasi programi është me mangësi të mëdha. Shumë organizata serioze apo jo, por jo vetëm hakerat e kanë shumë të lehtë të futen në këto mjedise. Në aspektin ligjor të standardeve, duhet si nga shteti që prodhon apo importon, të ketë nivel minimal të sigurisë që do vendosim këto pajisje. Niveli teknik, që të kemi aftësi teknike t’i kontrollojmë pajisjet para se të futen në treg për nivelin e sigurisë. Të mos fusim çdo gjë në shtëpi, pasi mund të përgjohen dhe të hakohen, sidomos në aspektin financiar, ku i gjithë parkimi po kalon online, në të njëjtin telefon që përdorim për parkim po vizitojmë site edhe po instalojmë aplikacione. Kompanitë që merren me përpunimin e të dhënave personale, duhet të kenë rregulla strikte, monitorim të vazhdueshëm, mbrojtje për pajisjet e tyre, menaxhim të identitetit, që ndaj qasjeve të ndryshme të jenë vetëm persona të caktuar. Të ketë filtrim në stafin që merret me të dhënat personale, të mos kenë denim apo krim në lidhje me këtë fushë. Duhet me kërkesa ligjore dhe anë teknike për të monitoruar nëse po i përmbahen apo jo kritereve”-tha Alban Dukaj.
Emisioni Alert
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT