Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni, përcjell një propozim me interes qe mund te shfrytëzohet ne këtë moment nga bizneset shqiptare, prodhuese dhe eksportuese.
“Aktualisht ne Zvicër një nga problemet kryesore qe po hasin kompanitë janë vështirësitë ne gjetjen/blerjen e lendeve te para. Kompanitë zvicerane raportojnë sidomos mungesa ne furnizim te lendeve te tilla si aromatizues, vitamina, materiale paketimi, materiale ndërtimi, alkool, glicerine, pajisje mjekësore, dhera te rralla, magnete etj. Vlerësohet se 85% e ndërmarrjeve eksportuese zvicerane do te preken nga kjo mungese lëndësh te para.
Vështirësia ne furnizim me këto materiale vjen si shkak i bllokimit te furnizimit nga vendet e Azisë (Kine, Japoni, Kore e Jugut, Tailande e Indi) por dhe vendet e Evropës si: Italia, Polonia, Serbia,
Turqia, Austria, Franca dhe Gjermania.
Ndoshta ky mund te ishte një moment për bizneset tona të kthejnë vështrimin nga ky treg dhe “mbushur” këtë boshllëk te krijuar.
Në vlerësimin tuaj për ta konsideruar dhe ndërmarrë veprime konkrete në vijim”-deklaron Gjoni.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT