Menu

Arrestimi i dy mjekëve të Ushtarakut, Sindikata bën thirrje për protestë

Personeli i Spitalit Ushtarak do të dalë në një miting proteste kundër arrestimit të dy mjekëve të Traumës. Sindikata pretendon se mjekët janë arrestuar pa fakte dhe vetëm për të bërë shou.

Njoftimi i Sindikatës

Neser, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikates tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te ketij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundershtim me ligjin te dy kolegeve tane mjeke te ketij spitali.

BASHKOHUNI ME NE!
EJANI NË TUBIM !
TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOW TE PUNONJESVE SHENDETESOR!
Koha eshte tani!
Te gjithe bashke per te drejtat tona ne pune!!
Vendimi i Gjykatës:
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masë e sigurisë “Arrest me burg” për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.
Ndërkohë bëhet me dije se për shtetasin Fatbardh Dyli, babai i shtetasit të plagosur E.D. gjykata ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke e liruar atë, kjo me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës.
Dy mjekët dhe infermierja janë të dyshuar për veprën penale“korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga ana tjetër mësohet se Gjykata e Shkodrës rrëzoi kërkesën e prokurorisë që kjo dosje t’i kalojë SPAK për hetim të mëtejshëm.
Në njoftimin për mediat, policia tha se “ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit E.D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro”

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed