Një shpërndarës qumështi është arrestuar nga policia, megjithëse oficerët e policisë ishin të pranishëm ndërsa ai po linte shishe qumështi në derën e një shtëpie.
Burri është ndaluar në kontenë Durham në Angli të mërkurën në mëngjes.
Oficerët e policisë ishin vënë në ndjekje të një të kërkuari dhe sipas tyre shpërndarësi i qumështit përputhej me të dhënat që ata kishin.
Pronari i shpërndarësit të qumështit, Russ Gibson, është shprehur për policinë që punonjësi i tij e kishte marrë në telefon më parë për ta lajmëruar që po zhvillohej një operacion policor në atë zonë. Më pas e kishte marrë sërish për ta informuar që ishte ndaluar nga policia në orët e para të mëngjesit.
Sipas pronarit, Z. Gibson, policia e kishte parë punonjësin që po shpërndante qumësht, dhe madje ai i kishte treguar dhe qumështin si dhe shishet bosh, por ata e kishin ndaluar 15 minuta më vonë kur kishte ndaluar për një kafe. Sipas tij është një nga ato historitë ku nuk di sesi të veprosh ‘të qeshësh apo të jesh i zemëruar’.
Pronari Gibson, në orën 7 të mëngjesit vrapoi për në rajonin e policisë dhe me ndihmën e oficerëve të policisë arriti që ta merrte kamionin e tij, por qumështi që ai duhet të shpërndante ishte ngrohur dhe kështu që nuk mund të shitej dhe në këtë mënyrë duhej zëvendësuar.
Ndërkohë që shpërndarësi i qumështit u lirua pa iu ngritur një akuzë për tentativë vjedhjeje, por është nën hetim për pengimin e një oficeri policie.
Burimi: Sky News
Qendra Alert
alert.al
LEAVE A COMMENT