Menu

BE në alarm/ Raporti i pasigurisë ushqimore: Është rritur tregëtimi i mallërave me probleme

Më shumë se 4,000 raporte mbi rreziqet e ushqimit ose ushqimit për kafshë u paraqitën nga vendet anëtare në Komisionin Evropian këtë vit të kaluar. Konkretisht në Sistemin e raportimit për ushqimin gjatë vitit 2019 u pataqitën 4,118 denoncime për pasigurinë ushqimore. Aflatoksinat (mikotoksina në produkte të kontaminiara) në arra mbetën çështja më shpesh e raportuar në ushqimin e kontrolluar në kufijtë e BE-së. Kina rimori vendin e parë si vendi përgjegjës për origjinën e denoncimeve, e ndjekur nga Turqia dhe Polonia me më shumë se 300 dhe Shtetet e Bashkuara me 220.

Një total prej 64 raportesh u shkaktuan nga një ngjarje helmimi me ushqim. Nga këto njoftime, 14 identifikuan salmonelën si shkakun e mundshëm. Gjermania bëri raportet më origjinale të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe Italia në vitin e 40 vjetorit të rrjetit. Njoftimet kryesore nga vendet e BE ishin, Holanda në lidhje me aflatoksinat në produktet e arrave dhe farat. E dyta ishte nga MB në lidhje me 2,4-dinitrophenol (biokimikat vdekjeprurës) në shtesat ushqimore dhe ushqimet dietike. Si dhe Republika Çeke për shkak të Salmonelës në produktet e pulave. Shtetet e Bashkuara patë gjithashti raportime për Salmonelën në bimë dhe erëza. Një pjesë e rëndësishme e njoftimeve për produktet nga vendet e BE kanë të bëjnë me mikroorganizmat patogjenë në ushqimin me origjinë shtazore.

Ka pasur një rritje prej 17 përqind të raporteve për mikroorganizmat patogjenë në 2019 krahasuar me 2018. Salmonella është patogjeni më shpesh i raportuar në ushqim nga vendet anëtare. Ka patur rreth 181 raporte për produktet e pulave nga Polonia. Qumështi, gluteni dhe soja janë më së shpeshti të raportuara. Drithërat dhe produktet e bukës raportohen po ashtu më shpesh. Tre llojet më shpesh të raportuara janë metali, qelqi dhe plastika. Mikotoksinat ishin rreziku më i raportuar për produktet nga vendet jo anëtare me 534 raporte. Vendi kryesor i origjinës për aflatoksinat ishte Turqia, me më shumë se 100 njoftime.

Mikroorganizmat patogjenë shkaktuan pothuajse 400 raporte mbi produktet nga vendet jashtë Evropës. Salmonella kryesisht njoftohej në farat e susamit, e ndjekur nga barishtet dhe erëzat. Sudani ishte vendi kryesor i origjinës por 65 njoftime shënuan Salmonelën me piper të zi nga Brazili. Shtatëmbëdhjetë raporte kishin të bënin me çajin, kryesisht nga Kina. Deri në 188 nga 253 raporte janë refuzime në kufi që do të thotë se produktet nuk kanë hyrë kurrë në BE.

Marrë nga: Food Safety News

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed