Menu

Biznesmeni Petrit Ago: Prodhuesit kanë kosto të lartë dhe mbështetje mikroskopike nga shteti

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Petrit Ago biznesmen në fushën e agroperpunimit dhe blegtorisë deklaroi se viti 2020 parashikon thatësirë, ndërsa problem për vendin mbetet kostoja e lartë e prodhuesve dhe mosmbështetja e tyre me subvencione nga shteti.

“Situata e prodhimeve për 2020, parashikohet thatësirë dhe me përjashtim të grurit, të tjerat do varen nga koha. Varfëria do bëjë të veten, çdo vend të përgatitet per të patur drithëra për popullin, ne në këtë aspekt çalojmë, tokat janë djerrë. Duhet të ndërhyjë shteti, me analiza në raport me bujqësinë, agroindustrinë. Kostoja e prodhuesve shqiptarë është marramëndëse, naftën e marrin me akcizë të lartë, edhe pse u hoq TVSH e imputeve, kjo nuk është ndjerë fare, pasi prodhuesi i ka blerë me të njëjtin çmim. IPARD ka patur ndikim, më shumë në industrinë agropërpunuese, kjo është shumë më përpara në raport me bujqësinë dhe blegtorinë. Vendi ynë është një vend blegtoral dhe importon qumësht pluhur nga vendet fqinje kjo është e paimagjinueshme. Lëndët e para në Shqipëri janë të shtrenjta në krahasim me vendet e tjera, ndërsa buxheti mikroskopik. 6.3 mln euro nga shtetit janë për 4 mijë blegtorë, duhet mbështetur më shumë kjo kategori nga qeveritë”-deklaroi Petrit Ago.

Ago shtoi më tej se ai dhe biznesmenët e tjerë kanë prodhuar miliona litra qumësht, ndërsa shteti iu ka dhënë vetëm 700 mijë lekë subvencion.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed