Menu

Breshëri dëmton bujqësinë në Lushnje, fermerët: Qeveria të na mbështesë!

Kushtet atmosferike të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër kanë shkaktuar dëme te konsiderueshme në bujqesi në rrethin e Lushnjes.

Në Lushnje, dhjetera hektarë të mbjella me miser, grurë, vreshta dhe sera pesuan dëme.

Sipas te dhenave zonat me te prekura deri me tani jane ne fshatrat Allakaj, Delisufaj dhe Toshkez. Deme te konsiderueshme ka pesuar edhe kultura e grurit ku siperfaqe te tera jane rezuar ne toke nga era e forte, shiu i dendur dhe bresheri. Gjithashtu jane prekur edhe perimet e fushes, sic eshte shalqini, pjepri etj.

Fermeret te gjendur të papërgatitur në këtë situatë kërkojnë nga ministria e Bujqësisë të shkojë dhe t’i vleresojë dëmin në terren. Per shume fermere ne keto fshatra, vreshtaria eshte i vetmi burim ekonomik. Fatkeqesisht ne vendin tone nuk aplikohen rrjetat mbrojtese per vreshtarine te cilat ne kete rast do te kishin shpetuar nje pjese te mire te prodhimit. Qeveria jone ashtu si bejne edhe vendet fqinje, duhet te aplikoje subvencionimin e rrjetave kunder bresherit ne vreshtari apo edhe ne plantacione te tjera me peme si qershia. Ne kete menyre edhe fermeret tane do te jene me te mbrojtur nga fatkeqesite dhe konkurues me bujqesine e rajonit.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed