Menu

Buxheti 2022, Ilir Pilku: Asnjë informacion për mbështetjen ndaj fermerëve dhe bujqësisë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ilir Pilku ekspert i bujqësisë ka folur për investimet në këtë sektor dhe mbështetjen ndaj fermerëve.

“Po të hysh në faqen e Ministrisë së Bujqësisë nuk ka informacion në lidhje me buxhetin, por nëse i referohesh faqes së Ministrisë së Financave është paraqitur ndarja e buxhetit, por jo rialokimet për masat e ndryshme ose ndërhyrjet në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë. Thuhet se janë 3.2 miliard lekë që do alokohen për skema të ndryshme grante për fermerët, por nuk është e ndarë se sa do jetë fondi për mbështetjen direkte ndaj fermerëve, sa do jetë fondi për naftën pa akcizë dhe sa do jetë fondi që është IPARD. Në këtë periudhë duhet të kishte dalë vendimi i Këshillit të Ministrave mbi masat dhe mbështetjen ndaj bujqësisë, buxhetet familjare, nr. 606 në thesar, ku do ishin të përcaktuar fondi limit 2022 në mbështetje të fermerëve dhe cilat janë fushat që ky fond mbështet. Pas kësaj vjen udhëzimi i dy ministrive, të Bujqësisë dhe Financave, ku i detajon fushat e aplikimeve dhe të dhëna të tjera. Mendoj se jemi pak të vonuar, të pakten me VKM, kjo është arsyeja që ka intensitet AZHBR që lidhet me hapjen e thirrjes së katërt të IPARD II. Sqarimet e prezantimet në 12 qarqet për skemën përkatëse. Një rol ka edhe ABZHR në hartimin e planin të mbështetjes së bujqësisë, do donim një buxhet të detajuar, si psh. për fondin për ujitje, për kanalet kulluese etj. që edhe vetë pushteti lokal apo organizata, shoqata të fermerëve të jenë të informuar që të punojnë me rrjetin e fermerëve”-tha Ilir Pilku.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed