Menu

Buxheti 2022, Krifca: Rritet tavani buxhetor i bujqësisë

“Buxheti i vitit 2022 do të mbështesë objektivat qeverisës të këtij mandate dhe më vjen shumë mirë që tavani buxhetor rritet në mënyrë të konsiderueshme. Patëm mundësinë të adresojmë ato objektiva që duam të arrijmë në këtë mandat.

Do të mbështeten fermerët që nga prodhimi deri në agropërpunim. Do të mbështeten peshkatarët dhe anijet e peshkimit sipas një zotimi që kemi marrë në këtë mandat. Gjithashtu objektivi i eksporteve që është dhe dirigjenti i punës tonë në bujqësi për rritjen e produktivitetit dhe për të parë atë avantazh konkurues që kemi parë vitet e fundit ku trendet e eksportit janë rritur. Në 9 mujorin e këtij viti eksportet janë rritur me mbi 14% dhe ky është një lajm shumë i mirë për performancën e sektorit të bujqësisë dhe të peshkimit kështu që ne do të vijmë me projekte që mbështesin dhe fermerët dhe peshkatarët dhe agropërpunuesit. Do të injektojmë financim aty ky produktviteti do të jetë i lartë në mënyrë që të lidhim të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor që nga ferma deri në tavolinë dhe drejt eksportit.

Gjithashtu buxhet do të ketë për bazën e bujqësisë që eshtë siguria ushqimore. Do të investojmë fort në rritjen e kapaciteteve të institucioneve që ruajnë sigurinë ushqimore në vend si dhe teknologjinë e tyre.

Gjithashtu do të mbështesim turizmin rural. Një prioritet që e kemi vendosur 3 vitet e fundit. Do vijojmë të mbështesim turizmin rural sepse është një mekanizëm zhvillimi dhe një instrument që ndikon direkt në familjet rurale dhe jep ndikim ekonomik për të gjithë zonën e përfshirë.

Gjithashtu do të vijojmë me mbështetje ekonomike për peshkatarët duke ndihmuar në rinovimin e flotës së peshkimit.

Do të ndërtojmë mekanizma të shtuara për të cuar financimet direkt te fermeri.

Në javët në vijim do të japim dhe detajet teknike të buxhetit për MZHBR”-deklaroi ministrja e Bujqësisë Krifca.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed