Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Albena Çarkaxhiu ka folur për One For, i krijuar për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit i ndërtojnë marrëdhëniet përmes shërbimeve financiare.
“One for, jemi filtër europian që kemi hyrë në tregun ndërkombëtar në korrik të vitit 2021, si një zgjedhje adekuate për të ofruar transfertën e pagesave të emigrantëve apo Diasporës që punojnë jashtë dhe dërgojnë para në vendlindjen e tyre. Çdo ditë e më shumë po peshohet mbi njerëzit, ekonominë, mjedisi aktual i emigrantëve po karakterizohet me çmime të padrejta dhe shërbime të shpërbëra dhe jo adekuate për nevojën e ksaj kategorie. Tregu që synojmë ka potencial shumë të madh. Numri i emigrantëve që mbështesin familjet është përshpejtuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, ndërsa fuqia punëtore po bëhet gjithmonë e më e lëvizshme. Mbarë botës janë rreth 200 milionë punëtorë emigrantë me 800 milionë anëtarë të familjes, ndërsa shuma e përgjithshme e parave të dërguara në 2021 vlerësohet mbi 550 milionë dollarë amerikanë. Pagesat me kartela po marrin rëndësi sidomos gjatë pandemisë, përdorimi i shërbimeve dixhitale është rritur, si shërbimi online edhe pagesat. One for është krijuar për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit i ndërtojnë marrëdhëniet përmes shërbimeve financiare. Qëllimi ynë ofron përvojë financiare, të personalizuar për të gjithë klientët. Pagesat s’duhet me qenë thjesht transaksione, por ndërveprime më shumë. Për një ekosistem të pagesave dixhitale të thjeshta, të shpejta dhe me kosto shumë të ulët”-tha Çarkaxhiu.
Emisioni Alert
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT