Menu

Çmimi Nobël për Paqe/ Filantropi Lazim Destani uron David Beasley

Në Stokholm, Komiteti i Nobelit akordoi çmimin e shumëlakmuar për Programin Botëror të Ushqimit. Me seli në Romë, ky Program ka luftuar masivisht urinë në mbarë botën dhe ka kontribuar në përmirësimin e jetesës për mijra persona në nevojë në mbarë botën.

Mirënjohjen dhe urimet për Çmimin Nobël nuk i ka fshehur as biznesmeni i sulsesshëm dhe filantropi Lazim Destani. Në një komunikim në rrjete sociale, z.Destani ka uruar Drejtori Ekzekutiv David Beasley. Si një nga personalitetet më kontribues për zhvillimin e shoqërisë dhe ndihmën e pakursyer ndaj personave në nevojë dhe kauzat kombëtare, Lazim Destani shpreh mbështetjen për gjithë punën e bërë në sektorin e ndihmës sociale.

“Me rastin e Çmimit Nobël për Paqe që sivjet e fitoi PROGRAMI BOTËROR I USHQIMIT, urimet e mia më të mira ia përcjell Drejtorit Ekzekutiv të kësaj Agjencie të Kombeve të Bashkuara, mikut tim David Beasley. Gëzuar gjithë stafit të Programit Botëror të Ushqimit, kudo që ata gjenden të stacionuar nëpër botë!”- shkruan Lazim Destani.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed