Menu

Coronavirusi, studimi: Kjo simptomë e re po shfaqet tek të moshuarit

Coronavirusi është bërë një nga shqetësim global. Kollë e vazhdueshme, ethe dhe gulçim janë simptomat kryesore që njerëzit me COVID-19 përjetojnë.

Por ndryshimet që trupi pëson me moshën mund të ndryshojnë sistemin imunitar të pacientëve më të vjetër, duke i bërë ata më pak të predispozuar për të treguar këto simptoma të infeksionit.

Një person i moshuar thjesht mund të duket më i lodhur se zakonisht, më pak i uritur dhe mund të duket më i hutuar, i çorientuar dhe jashtë ekuilibrit.

Mjekët paralajmërojnë se familjet dhe kujdestarët nuk duhet t’i konsiderojnë këto simptoma si produkt i moshës, por menjëherë të kërkojnë ndihmë, përpara se këta të moshuar të përballen me vdekjen. Në fillim, COVID-19 sillet si viruset e tjerë të frymëmarrjes. Ai zakonisht hyn në trup përmes hundës dhe gojës, dhe ndoshta edhe syve.

Në shumicën e të rriturve ky acarim shkakton inflamacion, kollë dhe ethe. Ndërsa infeksioni udhëton më poshtë në trup, sulmet e tij në mushkëri mund të shkaktojnë inflamacion më thellë në mushkëri dhe të çojnë në gulçim.

Sidoqoftë, në mënyrë misterioze, disa njerëz nuk përballen me probleme të frymëmarrjes, edhe pse niveli i tyre i oksigjenit në gjak bie në mënyrë drastike dhe të rrezikshme. Shumë prej proceseve të trupit tonë ngadalësohen dhe ndryshohen me moshën.

Ndërkohë që plakemi, palca e kockave prodhon më pak qeliza të caktuara luftëtare dhe sinjalizuese, qelizat B dhe T. Kur një virus është i pranishëm në një person të moshuar, sistemi i tyre imunitar përgjigjet më ngadalë dhe jo fuqishëm.

Është reagimi i sistemit imunitar ndaj infeksionit që shkakton kollë, ethe dhe inflamacion, kështu që këto mund të mos shihen tek një person i moshuar.

Trupat e të moshuarve gjithashtu nuk e rregullojnë temperaturën në mënyrë efektive siç bëjnë njerëzit e rinj, gjë që mund të ndryshojë mënyrën se si shfaqet një ethe.Demenca dhe rënia e përgjithshme mendore janë shkatërruese dhe të zakonshme në mesin e njerëzve të moshuar.

Shkencëtarët nuk janë saktësisht të sigurt pse, por shumë infeksione, përfshirë gripin dhe infeksionet e traktit urinar, shkaktojnë konfuzion dhe delirium në pacientët e moshuar.

Dr Laura Perry trajtoi një paciente 80-vjeçare në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, e cila kishte simptoma të ftohjes si dhe konfuzion.

“E moshuara e kishte të vështirë të qëndronte zgjuar gjatë vizitës dhe nuk e kishte idenë se ku ishte”, i tha Dr Perry për CNN.

Pasi u diagnostikua me delirium hipoaktiv, gruaja rezultoi edhe pozitive me koronavirus. Normalisht, infektimi me koronavirus mund të na shkaktojë kollë, por tek të moshuarit me reflekse të dobta, virusi nuk mund ta bëjë këtë. (Express)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed