Disa vende të Europës po përgatiten të heqin masat e izolimit në situatën e pandemisë që ka përfshirë botën. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin dhe ka paralajmëruar se heqja e masave është e gabuar.
Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit Hans Henri P. Kluge: Kjo nuk është koha për të lehtësuar masat, përkundrazi duhet të dyfishojmë dhe trefishojmë përpjekjet tona. Shenjat pozitive të regjistruara në disa vende nuk ende fitore.
Zyrtari i OBSH e quajti situatën në kontinent ende “shumë shqetësuese” dhe tha se infeksionet vazhdojnë të rriten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në botë në rreth 1 milion e 500 mijë për një total viktimash prej 83 424 kurse në Europë janë regjistruar deri sot në mëngjes 687.236 kurse numri i viktimave ka shkuar në 52.824.
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT