Menu

Çuçi pret ambasadoren Kim: Forcim të bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Çuçi tha se u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, sidomos kur është fjala tek sektori bujqësor, agrobiznesi dhe zhvillimi rural.

“Në rritjen me 26% të eksporteve me SHBA-në nga viti 2018 në vitin 2019, një pjesë të konsiderueshme të këtij volumi e zënë prodhimet bujqësore, bimët medicinale etj. Ka rreth një vit që në SHBA shitet edhe djathë i prodhuar nga kompanitë shqiptare, mjaltë, vaj ulliri e plot prodhime të tjera. Natyrisht që ka ende një hapësirë të gjerë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve. Investimet amerikane në sektorin bujqësor dhe agrobiznes janë të mirëpritura dhe ne do të krijojmë të gjitha kushtetet që këto projekte të realizohen”-tha Çuçi.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed