I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Shahin Dokuzi, ekspert IT ka folur për rrezikun e vjedhjes së të dhënave personale, por edhe rrezikun nga pornografia tek fëmijët apo lojërat e fatit të cilat janë të ndaluara me ligj.
“Përveç vjedhjes së të dhënave, në internet ka rreziqe si pornografia tek fëmijët, lojërat e fatit që në ligj janë të ndaluara. Këto mund t’i ndalojmë deri në një farë pike, duke ndërhyrë në rregulloren e AKEP, në moden në pajisjen e internetit, që vizita ndaj këtyre faqeve të limitohet ose duke ndërhyrë ndoshta tek bankat, që pagesat që shkojnë drejt disa faqeve lloto, të mos kryhen. Ka edhe metoda të tjera, për problematika të tjera. Por si mund t’i ndalojmë lojërat e fatit në internet? Duke qenë se nuk ndërhyjmë dot në rregulloren e palës tjetër që mund të ketë webin e lojërave të fatit, ajo që mund të bëjmë ne: Janë dy institucione që mund ta bllokojnë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare që me anë të disa urdhrave që mund t’ja japë disa serverave mund të bëjnë bllokimin apo filtrimin e këtyre faqeve. Megjithëse përdoruesi mund të gjejë faqe të tjera, pastaj hyn banka për të kontrolluar se ku shkojnë këto para, pas monitorimit që një sasi parash shkon në një kohë të shpeshtë”-deklaroi Dokuzi.
Emisioni Alert
Qendra Alert/Alert.al
LINI NJË KOMENT