Si formë e parandalimit të shpërndarjes masive të virusit Corona gjatë festave të fundvitit, shteti gjerman aprovoi fillimin e vaksinimit të popullsisë, më i madhi vaksinim në historinë gjermane të post-luftës. Ecolog International përmes brandit EcoCare mbështet procesin e vaksnimit që filloi sot në Gjermani, megjithse kjo kompani ka qenë krah shteti gjerman që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Në fillim me testimet masive, duke vazhduar me ofrimin e mbështetjes logjistike në ndërtimin e qendrave të vaksinimit dhe tashmë me operim të këtyre qendrave.
– Vaksinimi si proces është sfidues për shumë shtete, por Gjermania ia beson këtë Ecolog International
– Sfidat globale, kërkojnë zgjidhje në kohë rekorde dhe me nivel profesionalizmi maksimal; por janë sfida aspak të frikshme për gjigandin e fushës sër shërbimeve Ecolog International
– Ecolog International me paketë të plotë dhe komplekse të zgjidhjeve për shtetin gjerman, që nga testimi e deri në vaksinim
– Ecolog ekspert i zgjidhjeve komplekse , rapide dhe maksimalisht profesionale vazhdon të dëshmoj pse është i pari
Vaksinimi bëhet në qendra vaksinimi dhe në formë mobile përmes ekipeve mjekësore mobile, kompania Ecolog është pjesë e të dy formave, duke ofruar ekip mjekësor dhe administrative në qendrat e vaksinimit, ndërsa ekipet mobile të vaksinimit janë të përbërë nga mjek, teknik medicinal, si dhe punonjës adminsitrativ. Formën mobile të vaksinimit Ecolog e mbështet në më shumë qytetet gjermane, paralelisht procesi mbështetet edhe në qendrat e vaksinimit me kapacitet maksimal të mundshëm. Një nga qendrat e vaksinimit të Ecolog, të premten u vizitua nga përfaqësues të lartë shtetëror dhe nga media të shumta, që u pritën nga kryeshefi mejksor, Dr. Thomas Liedtk.
“Pas përvojës sonë me testet masive për zbulimin e koronës në vende të shumta ndërkombëtare, ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të japim një kontribut në luftimin e koronës në rajonet qendrore të Gjermanisë me vaksinat tona. Me stafin tonë të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë, ne do të sigurojmë që qendrat e vaksinimit të funksionojnë mirë. Një shqetësim i veçantë i yni është kujdesi për njerëzit që nuk janë më të lëvizshëm, për shembull në institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe infermierët, të cilët i përkasin grupit të veçantë të rrezikut në rast sëmundjeje, dhe mbështeten nga ekipet tona të vaksinimit mobil”- tha Liedtk para mediave të premten.
Përndryshe që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19, kompania Ecolog International, ka zgjeruar fushën e veprimit dhe tashmë ofron edhe shërbime shëndetësore, përmes brandit EcoCare e cila funksionin në disa drejtime kryesore si organizimin e testime masive, krijimin dhe operimin e qendrave të vaksinimit dhe ekipeve të lëvizshme të vaksinimit në shtete të ndryshme brenda dhe jashtë Bashkimit Europian, përfshirë Gjermaninë, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, etj. Ndërsa ekipet mobile të vaksinimit janë të përbërë nga mjek, teknik medicinal, si dhe punonjës adminsitrativ. Formën mobile të vaksinimit Ecolog e mbështet në më shumë qytetet gjermane, paralelisht procesi mbështetet edhe në qendrat e vaksinimit me kapacitet maksimal të mundshëm.
“Eco Care” do të jetë përkujdesja maksimale ndaj qytetarëve të Gjermanisë dhe jo vetëm, përsa i përket kryerjes së vaksinës. Dozat e para kanë mbërritur e kështu në shumë qendra janë shpërndarë mjekët për kryerjen e vaksinës së Covid-19″. Ky është lajmi i mirë që vjen si raportim i mediave gjermane, të cilat po përcjellin hap pas hapi procesin e vaksinimit të saponisur në Gjermani e mbarë Evropën.
Eksperienca e mëparshme në kryerjen e tamponëve në aeroportet më të rendësishme të Gjermanisë dhe më gjërë e ka bërë Ecolog Intermational, një kompani mjaft e besueshme dhe profesionale. Kujtojmë, se Ecolog kreu tamponimin të gjithë shtetasve të Luksenburg. Një angazhim i lartë dhe mjaft profesional në gjurmimin e pacientëve me Coronavirus. Tashmë hapi i radhës është kryerja e vakainës në popullatë, e cila kërkon një angazhim edhe më të lartë. Ndërkohë, që “EcoCare”, pjesë e Ecolog, kryen dhe testimet për Covid në aeroportet e Eindhoven në Hollandë dhe ato më të mëdhatë në Gjermani.
Në Gjermani, aktualisht llogariten mbi 1.6 milionë të infektuar dhe rreth 30 mijë të vdekur. Vaksinimi fillimisht do të shtrihet në qendrat e përkujdesit shëndetësor, e më pas në grupet më të rriskuara. “Eco Care” do të jetë pjesë e këtij rrugëtimi për imunizimin e popullatës, kompani në pronësi të familjes Destani nga Tetova vjen dhe si dedikim ndaj përkujdesit për njerëzit në nevojë nëpërmjet Ecolog, do të jenë edhe këtë herë pranë çdo kujt, e të gjithë shqiptarëve.
Pas gjithë këtij përkushtimi qendron filantropi Lazim Destani. Si një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar, Destani është Kryetar i Bordit Mbikqyrës së Ecolog International. Kontributi i Lazim Destanit ka qenë i vazhdueshëm edhe në Shqipëri, së fundmi duke ndihmuar fëmijët të përftojnë akses në mësimin online për shkak të pandemisë duke dhuruar mijra telefona e tabletë. Pandemia ka shkaktuar beteja të vërteta jo vetëm në shëndetësi por edhe në fusha të tjera sociale. Ndaj mbështetja ndaj personave në nevojë do të jetë i menjëhershëm dhe si vazhdimi i një misioni për mbështetjen dhe promovimin e vlerave dhe kulturës shqiptare në Diasporë e më gjerë.
Qendra Alert / Alert.al
LEAVE A COMMENT