Menu

Ethet Afrikane të Derrave, Mersini: Po çalojnë shtete të fuqishme, sa i përgatitur është vendi ynë?

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Epidemiologu Veterinar Kujtim Mersini tregon strategjinë që përdorin vendet për minimizimin e përhapjes së sëmundjes së Etheve Afrikane të Derrave dhe sa do rrezikonte vendi ynë nëse do infektohej.

“Është e ngjashme me murtajen afrikane të derrave, ndaj duhet bashkëpunim me fermerët dhe gjuetarët që të njihet sëmundja dhe të raportohet sa më shpejt për të minimizuar përhapjen e saj.  Kur bie sëmundja në një fermë eleminohen të gjithë derrat, pra është strategji për zhdukjen e përhapjes së sëmundjes, ku përveç dëmit ekonomik shkakton dhe eleminimin e derrave që kanë mbarështuar vetë. Rreziku është i madh, pasi po hyri në Shqipëri do kishim shumë vështirësi në zhdukjen e kësaj sëmundje. Shqipëria është në kontakt me organet kompetente të BE, por nuk e di nëse është bërë plani që nëse sëmundja vjen tek ne, çfarë masash duhet të marrim, pasi po çalojnë dhe shtete shumë të fuqishme”-u shpreh Epidemiologu Veterinar Kujtim Mersini.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts