Menu

Europol operacion në 27 shtete, mbyll mijëra faqe interneti

Një operacion i Europol në 27 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën ka rezultuar në mbylljen e 12500 faqeve online.

Të gjitha këto faqe ofronin mallra të falsifikuara ose të piratuara. Në njoftimin e Europol thuhet se problemet kryesore në faqet online vazhdojnë të jenë shkeljet e pronësisë intelektuale në markat tregtare, si dhe në përmbajtjet me të drejta autori dhe shërbimet e transmetimit të filmave, dhe platforma të tjera.

Si pasojë agjencitë e zbatimit të ligjit në disa kontinente kanë mbyllur më shumë se 12 mijë faqe interneti, kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për më shumë se 2 mijë kanale televizive dhe kanë mbyllur 15 dyqane online që shesin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale.

Hetuesit gjithashtu  sekuestruan   më shumë se 127 mijë  produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe celularë me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.

Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli dhe 14 persona u ndaluan. Në një aksion specifik, Policia spanjolle zbuloi se i dyshuari kryesor fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe jetonte një mënyrë jetese luksoze në një shtëpi luksi , me makina të shtrenjta dhe pushime ekstravagante në të gjithë botën.

Rrjeti kriminal thotë Europol  iu përkushtua marketingut në shkallë të gjerë dhe shpërndarjes së përmbajtjes audio-vizuale pirate në internet.

Rezultatet e këtij operacioni shërbejnë si një këmbanë alarmi  për të qenë tepër të kujdesshëm kur bëni blerje në internet për të shmangur blerjen e produkteve të falsifikuara përmes platformave të paligjshme.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed